
Error 404 shfaqet kur vizitori përpiqet të hapë një faqe që nuk ekziston më. Kjo mund të ndodhë sepse URL-ja është shkruar gabim, sepse përmbajtja është fshirë ose është zhvendosur pa u ridrejtuar. Ky mesazh tregon se serveri ekziston, por nuk gjen faqen e kërkuar.
Pse nuk duhet ta nënvlerësoni
Një gabim i vetëm nuk e dëmton faqen në sytë e Google, por kur bëhet fjalë për shumë të tilla, ndikimi në performancën SEO bëhet i dukshëm.Vizitorët hasin pengesa në navigim, largohen më shpejt dhe kjo përkeqëson përvojën e tyre. Nga ana tjetër, Google mund të e kuptojë si një shenjë që faqja nuk është mirë e organizuar dhe nuk ofron rrugë të qarta drejt përmbajtjes , gjë që ndikon negativisht në autoritetin e saj.
Si ta menaxhoni Error 404 në mënyrë efektive
Në vend që t’i ridrejtoni të gjitha faqet me Error 404 në faqen kryesore, është më mirë të krijoni një faqe 404 të personalizuar. Aty mund të shpjegoni që faqja nuk ekziston më, por edhe të sugjeroni përmbajtje të ngjashme, kategori kryesore ose një fushë kërkimi. Kjo jo vetëm që ndihmon përdoruesin, por edhe mban brenda faqes trafikun që përndryshe do të humbiste.
Si ti identifikoni
Mund të përdorni Google Search Console për të parë cilat URL po shfaqin probleme. Kontrolloni gjithashtu me vegla si Screaming Frog për të kapur lidhjet e brendshme të prishura dhe vendosni ridrejtime aty ku ka kuptim. Kjo ruan strukturën dhe përmirëson përvojën e përdoruesit.
Përfundim
Error 404 është i zakonshëm në çdo faqe, por mënyra si e trajtoni bën ndryshimin. Një faqe e personalizuar 404, ridrejtime të menduara mirë dhe kontroll i rregullt mbi linket e prishura janë çelësi për një faqe të fortë, të besueshme dhe miqësore për SEO.

